Të gjashtë ndeshjet e javës së 18-të do të luhen të dielën nga ora 13.00.
Të dielën bie perdja e stinorit vjeshtor në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Lanre Kehinde i skuadrës kampione Struga Trim Lum dhe Gjorgje Ivkoviq nga Brera janë në krye të listës së shënuesve me nga 9 gola, një më shumë se Besart Ibraimi i Shkendijës.
Ibraimi tashmë ka gjithsej 210 gola në karrierën e tij në Maqedoninë e Veriut.
Lista e shënuesve
9 gola Kehinde (Struga TL), Ivkoviq (Brera)
8 Ibraimi (Shkendija)
7 Gjorgjievski (Sileksi)
6 Ademi (Shkendija), Dodev (Sileksi), Jahja (Voska), Mazari, Regba (Rabotniçki), Simonovski (Gostivari) etj.