Çfarë po ngjan me Manchester Utd? Nottingham ballëlart

Futboll

Çfarë po ngjan me Manchester Utd? Nottingham ballëlart

Nga: K.G. Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 20:22
Nottingham feston

Manchester Utd assesi të merr veten në Premier League.

Skuadra e Nottingham ka shkaktuar befasi të madhe duke fituar në konak të Manchester Utd me rezultat 3:2 në takimin e javës së 15-të.

Për Nottingham shënuan Milenkoviq (2'), Gibbs-White (47') e Wood Ch. (54') dhe për Manchester Utd Hojlund (18') e Fernandes (61').

Manchester Utd renditet në vend të 13-të me 19 pikë e  Nottinhgam në të 5-tin me 25 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat