Tre vëllezër kanë shënuar në të njëjtën ditë në Itali.
Bëhet fjalë për vëllezërit Espozito, që më parë kishin shënuar në të njëjtën javë ndeshjesh, në datat 20, 21 dhe 22.
Tashmë ia dolën këtë të diel.
Dy prej tyre aktivizohen me Specian në Seria B, që kundër Çitadelës ku është portier Elhan Kastrati, shënuan tri herë. Ishte dopieta e Salvator dhe goli i Françesko Espozitos.
Në anën tjetër dopietë shënoi Sebastiano Espozito me Empolin në Seria A kundër Veronës.