Çoba: Jam i lumtur që ia shpërbleva ekipit vendin e titullarit

Futboll

Çoba: Jam i lumtur që ia shpërbleva ekipit vendin e titullarit

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 19:48
Mehdi Çoba

Vllaznia ka fituar përballë Elbasanit ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 1-2 në favor të shkodranëve. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Mehdi Çoba i cili shënoi golin e përmbysjes për Vllazninë.

“Kam punuar shumë që të pres vendin e titullarit, shyqyr që ja shpërbleva ekipit.

Ky është një gol shumë i rëndësishëm pasi më jep vetbesim. Shpresoj mos të ndalem me kaq, kemi rrugë të gjatë përpara. Unë gjithmonë e kam thënë që jam gati për ekipit, shyqyr Zotit që ja arrita dhe sot të tregoi që mund të bëj diçka për ekipin.

Atmosfera pas humbjes me Dinamon? Prej asaj ndeshje na erdhi keq se si shkoi. Por kemi një grup të bashkuar shumë, kalojmë mirë me njëri-tjetrin. Ishte besimi te njëri-tjetri që na solli dhe fitoren e sotme”, është shprehur sulmuesit shkodran i Vllaznisë, Mehdi Çoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat