Dëmtimet nuk i ndahen Barcelonës

Futboll

Dëmtimet nuk i ndahen Barcelonës

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 12:33
Kapiteni Ronald Arauho

Dëmtimet vazhdojnë të godasin gjigantët e futbollit spanjoll.

Pas Realit që ka humbur mbrojtësin Lukas Vaskez, mbrëmë ka qenë Barça të humbasë një mbrojtës.

Kapiteni Ronald Arauho është detyruar të lërë fushën e lojës i dëmtuar pas një goditje të fortë që ka marrë në kavilje.

Mbrojtësi uruguaian e ka pasur të pamundur të vijojë takimin, teksa në Barcelonë presin me akth rezultatin e analizave për të parë shkallën e dëmtimit të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat