Lajm i mirë për Real Madridin

Futboll

Lajm i mirë për Real Madridin

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 15:48
Ancelotti e Rudiger

Skuadra e Real Madridit sot ka marrë një super lajm para ndeshjes ndaj Manchester Cityt në UEFA Champions League.

Carlo Ancelotti, trajneri italian gjatë konferencës për media sot e konfirmoi rikthimin e tre mbrojtësve.

Toni Rudiger, David Alaba dhe Lucas Vazuqez do jenë të gatshëm për ekipin madrilen për ndeshjen ndaj klubit të Pep Guardiolas.

Pikërisht kjo treshe mungoi në ndeshjen e parë në “Etihad” shkaku i lëndimeve.

Real Madrid para ndeshjes kthyese ndaj Cityt, në La Liga në javën e 24-të do të luajë ndaj Osasunas, e shtunë nga ora 16:15.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat