Preken Partizani dhe Vllaznia

Futboll

Preken Partizani dhe Vllaznia

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 17:20
Pamje nga ndeshja

Kalendari i Superiorës për javën e 26-të të saj ka pësuar ndryshime.

Dy ndeshjet e datës 21 shkurt që ishin programuar për t’u zhvilluar në orën 18:30, kanë ndryshuar oraret e nisjes.

Partizani – Bylis dhe Vllaznia – Elbasani do të startojnë në orën 17:30.

Pra, FSHF ka ndryshuar startin e këtyre ndeshjeve me 30 minuta më herët seç ishte programuar, por dita nuk ka pësuar ndryshime.

Kujtojmë që po më 21 shkurt, në orën 15:00 do të luajë Dinamo me Laçin. Ndërsa të shtunën paralelisht duke nisur nga ora 17:00, Teuta do të përballet me Tiranën, ndërsa Skënderbeu me Egnatian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat