Emir Sahiti dënohet me 8 mijë euro

Futboll

Emir Sahiti dënohet me 8 mijë euro

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 18:56
Emir Sahiti

Gjykata sportive e federatës gjermane të futbollit ka vendosur ta dënojë me 8000 euro sulmuesin e Hamburgut, Emir Sahiti. 

Kjo gjobë, futbollistit 26-vjeçar i është dhënë për shkak të një veprimi të pahijshëm që e bëri në drejtim të tifozëve në ndeshjen ndaj Regensburgut.  

Kështu ka njoftuar federata gjermane të martën. 

Sahiti u ndëshkua me karton të kuq në barazimin 1:1 të Hamburgut ndaj Regensburgut. 

Reprezentuesi i Kosovës në minutën e 74-t u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë. 

Dy minuta më pas, Sahiti për shkak të protestave ndaj arbitrit kryesor u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. 

Sahiti është pajtuar me gjobën që e pranoi nga DFB-ja. Ai kishte reaguar pas provokimeve që i ishin bërë nga tifozët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat