Mësohet se kush do të referojë në ndeshjen Real-Atletico

Futboll

Mësohet se kush do të referojë në ndeshjen Real-Atletico

Më: 2 mars 2025 Në ora: 13:51
Clement Turpin

Është mësuar edhe emri i atij që do të ndajë drejtësinë në derbin e Madridit në Ligën e Kampionëve.

Bëhet fjalë për francezin Clement Turpin, i cili kishte referuar në ndeshjen e fundit të Realit atë ndaj Cityt.

Francezi, madje kishte referuar edhe finalen e vitit 2022 ku Reali kishte mposhtur Liverpoolin si dhe gjysmëfinalen e vitit të kaluar të Realit ndaj Bayern Munichut.

Përballja e të martës do të jetë e 10-ta mes tyre në Ligën e Kampionëve, me Realin që kishte fituar 5 herë mes tyre 2 finale ato të 2014 dhe 2016, ndërsa Atletico ka fituar vetëm 2 herë dhe 2 herë është mbyllur barazim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat