Asllani me shokë deklasojnë Hertha Berlinin

Futboll

Asllani me shokë deklasojnë Hertha Berlinin

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2025 Në ora: 15:18
Elversberg

Skuadra e Elversberg-ut ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Hertha Berlinit, në takimin e javës së 24-të të Bundelsiga II. 

Reprezentuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, u paraqit titullar për Elversbergun, i cili me shokë i shkaktuan debakël rivalit.

Damar  (11'), Fellhauer (29'), Zimmerschied  (37') e Sahin (45+3') – shënuan për fitoren e thellë. 

Asllani është zëvendësuar në minutën e 68-të.

Elversberg renditet në vend të gjashtë me 39 pikë e Hetha Berlini në të 14-tin me 26 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat