Drita fiton në përballje me Ferizajn

Futboll

Drita fiton në përballje me Ferizajn

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2025 Në ora: 15:47
Drita

Drita vazhdon me lojëra të mira dhe fitore në elitën e futbollit të Kosovës.

Drita e ka mundur me rezultat 2:0 Ferizajn, në takimin e javës së 22-të.

Drita ndali tre pikë që e ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit të kampionit.

Pjesa e dytë vulosi takimin.

Albert Dabiqaj shënoi me kokë në minutën e 57-të dhe Veton Tusha në të 69-të realizoi për 2:0.

Drita kryeson me 50 pikë e Ferizaj zë vendin e shtatë me 26 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat