Mungesa e tij i kushton shtrenjtë Santosit, Neymar nuk gjen qetësi as në Brazil

Futboll

Mungesa e tij i kushton shtrenjtë Santosit, Neymar nuk gjen qetësi as në Brazil

Më: 10 mars 2025 Në ora: 14:54
Neymar

Santos është eliminuar nga Korinthians në gjysmëfinalen e Paulistas. Korinthians fitoi me rezultatin 2-1, ndërsa Santos e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë pas daljes së dy mbrojtësve me karton të kuq.

Nejmar ishte mungesa e madhe për Santosin në këtë ndeshje. Sulmuesi brazilian qëndroi në stol, pasi kishte shqetësime në këmbën e majtë.

Dhe pse nuk është diçka shumë serioze, stafi mjekësor mendoi të mos e rrezikonte. Një zgjedhje që duket se i ka kushtuar shumë Santosit.

Korinthians pret tashmë të njohë finalistin tjetër. Rivali për trofeun do të vendosr nga çifti Palmeiras—Sao Paulo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat