Reali konfirmon lëndimin e Mendyt, ja sa do të mungoj

Futboll

Reali konfirmon lëndimin e Mendyt, ja sa do të mungoj

Më: 13 mars 2025 Në ora: 17:14
Ferland Mendy

Futbollisti i Real Madridit, Ferland Mendy ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Atletiko Madridit.

Lëndimin e mbrojtësit francez e ka konfirmuar edhe klubi mbretëror.

”Pas testeve të kryera sot tek Ferland Mendy nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të kërpudhave në këmbën e majtë.

Rikuperimi i tij do të vlerësohet.”, thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve të mediave, Mendy do të jetë jashtë fushave për së paku 3-4 javë. Ai do të rikthehet pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtar, në muajin prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat