Procedurë disiplinore ndaj Llapit për hedhjen e mjeteve piroteknike

Futboll

Procedurë disiplinore ndaj Llapit për hedhjen e mjeteve piroteknike

Më: 18 mars 2025 Në ora: 18:48
Fusha e Llapit

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj KF Llapit, pas dështimit në organizimin e ndeshjes ndaj Suharekës.

Sipas raportit të Komisionit të Garave, gjatë ndeshjes tifozët kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa një prej tyre ka shpërthyer pranë portierit të Suharekës, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes.

Për pasojë, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e stafit mjekësor për të ofruar ndihmë.

Ndeshja e ishte fituar nga skuadra e trajnerit Tahir Batatina, por e cila edhe pse ka fituar prapë se prapë në këtë edicion nuk qëndron mirë në renditjen tabelare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat