Sedat Pajaziti largohet nga Apolonia

Futboll

Sedat Pajaziti largohet nga Apolonia

Më: 19 mars 2025 Në ora: 11:59
Sedat Pajaziti

Apolonia është skuadra e radhës që mbetet pa trajner 5 javë nga fundit i kampionatit.

Sedat Pajaziti nuk do të jetë më trajner i fierakëve për ndeshjet e mbetura.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se palët kanë shkëputur me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre dhe tashmë kanë ndarë rrugët. 52-vjeçari mori drejtimin e Apolonisë 5 muaj më parë, teksa u ul në stolin  e tyre në shtatorin e kaluar, njotton Newsport.

Apolonia aktuslisht ndodhet në vendin e 7-të me 34 pikë pas 28 ndeshjesh. Fierakët kanë 4 pikë më shumë se Korabi dhe në javët e mbetura tentojnë të qëndrojnë sa më larg zonës së ftohtë,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat