Taulant Seferi ka një mesazh për Sylvinhon

Futboll

Taulant Seferi ka një mesazh për Sylvinhon

Më: 19 mars 2025 Në ora: 12:39
Taulant Seferi

Taulant Seferi dhe Mirlind Daku janë 2 nga mungesat më të mëdha të Kombëtares shqiptare për duelet me Anglinë dhe Andorrën. I pari është lënë jashtë nga Sylvinho për arsye taktike, ndërsa i dyti po vuan nga një dëmtim.

Por tashmë ish-i i Tiranës ka ripostuar një foto në rrjetet sociale, ku ndodhet edhe Daku. Në mbishkrimin e fotos shkruhet:

“Dyshja më e mirë”.

Një mesazh mbase drejtuar brazilianit për lënien e tij jashtë listës së kuqezinjve për 2 sfidat kualifikuese. Kujtojmë se Seferi me Kombëtaren ka mundur të luajë në 26 ndeshje, ku ka mundur të shënojë edhe 3 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat