Kombëtarja shqiptare mbërrin në Londër

Futboll

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Londër

Më: 19 mars 2025 Në ora: 23:19
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të mërkurë drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, që luhet të premten më 21 mars, në “Wembley Stadium” në orën 20:45.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Me të mbërritur në Londër, kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel.

Nesër Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në orën 19:00 në “Wembley Stadium”, ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho dhe një lojtar do të jenë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 18:15.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat