Barcelona – Osasuna luhet më datën 27 mars

Futboll

Barcelona – Osasuna luhet më datën 27 mars

Më: 20 mars 2025 Në ora: 14:29
Flick, trajner i Barcelonës

Skuadra e Barcelonës dhe ajo e Osasunas do të luajnë ndeshjen e tyre më datën 27 mars.

Ky takim ishte shtyrë për shkak të vdekjes së mjekut të klubit katalunas para dy javësh.

Edhe pse Barcelona bëri apel që ky takim të shtyhet për një datë tjetër, është anuluar nga LA Liga.

Hansi Flick nuk do t’i ketë dy lojtarë për këtë takim. Bëhet fjalë për Araujo dhe Raphinhan. Të dy janë të zënë me kombëtaret e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat