Jude Bellingham: Ja përse ishte e vështirë ndaj Shqipërisë

Futboll

Jude Bellingham: Ja përse ishte e vështirë ndaj Shqipërisë

Më: 22 mars 2025 Në ora: 12:08
Myrto Uzuni, Jude Bellingham dhe Qazim Laçi

Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham ka folur pas ndeshjes me Shqipërinë, të cilën e ekipi i tij e fitoi 2-0.

Ylli i Real Madrid, u shpreh se ishte e vështirë për ballë kuqezinjve tanë, për shkak se në vendose qëndronin shumë poshtë.

“Ndeshje e mirë, ne kishim një ide të qartë të asaj që dëshironim të bënim dhe si të luanim.

Është e vështirë ndaj një skuadre që qëndron kaq poshtë.

Në përgjithësi ndoqëm mirë planin, kishim një javë të mirë stërvitje.

Një fitore e mirë për të nisur në epokë të re.

Tani duhet të mbajmë ritmin, ndoshta të jemi pak më cinik. Sa më shumë të jemi bashkë si një grup, aq më shumë do të mësojmë”, u shpreh Bellingham.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat