Franca me penallti rrëzon kroatët

Futboll

Franca me penallti rrëzon kroatët

Nga: K.G. Më: 23 mars 2025 Në ora: 23:42
Pamje nga ndeshja

Franca me penallti e ka mposhtur me rezultat 5:4 Kroacinë, në. ndeshjen e kthimit në Paris në kuadër të Ligës A të Kombeve.

Franca është kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë me rezultat 2:0 në favor të Francës, por pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me 2:0 në favor të kroatëve, shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta. 

Golat i realizuan Olise (52') e Franc aiDembele (80')

As vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati.

Penalltitë, për francezët i shënuan Mpappe, Kolo - Muani, Tchouameni, Doue, Upamecano; dështuan Kounde, Hernandez dhe për Kroacinë Moro, Pashaliq, Jakiq, Caleta – Car; dështuan Baturina, Ivanoviq e Stanishiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat