Ancelotti nderohet me çmimin special Panchina d’Oro

Futboll

Ancelotti nderohet me çmimin special Panchina d’Oro

Më: 25 mars 2025 Në ora: 13:50
Carlo Ancelotti

Ancelotti nderohet me çmimin special Panchina d’Oro!

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, tha se është një “krenari e madhe ” të marrë njohjen nga kolegët e tij pas marrjes së çmimit për arritje të jetës si pjesë e ceremonisë së Panchina d’Oro në Coverciano të hënën.

Carlo Ancelotti ishte një nga shumë trajnerët italianë që morën pjesë në ceremoninë e Panchina d’Oro, çmimi që jepet çdo vit për trajnerin më të mirë në Itali dhe votohet nga trajnerët e të gjitha ligave të futbollit italian, në vend të gazetarëve ose tifozëve.

Simone Inzaghi i Inter fitoi çmimin për vitin 2023-24 të hënën në njohje të suksesit të tij me titullin kampion me Inter sezonin e kaluar. Gian Piero Gasperini, i cili fitoi Liga Evropiane me Atalanta, përfundoi i dyti, ndërsa Vincenzo Italiano erdhi në vendin e tretë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat