Napoli nxjerr Osimhenin në shitje

Futboll

Napoli nxjerr Osimhenin në shitje

Më: 25 mars 2025 Në ora: 15:14
Osimhen

Victor Osimhen është në shitje. Napoli nuk ka asnjë interes të rikthejë në Serie A sulmuesin, i cili aktualisht është i huazuar te Galatasaray.

Aurelio De Laurentiis e ka njoftuar nigerianin se është i lirë të gjejë një skuadër tjetër, por problemi është klauzola e lartë në kontratë.

Sipas Sky Sport, De Laurentiis nuk heq dorë nga shifra 75 mln euro e parashikuar në kontratë. Nëse do të ketë disa klube që janë gati ta paguajnë këtë shifër, atëherë ai do të zgjedhë klubin që ofron më shumë.

Osimhen është i zhgënjyer nga kërkesat e klubit italian, sepse deri tani asnjë klub europian nuk ka shprehur gatishmërinë për të paguar 75 mln euro.

Shpresat janë vetëm te Manchester United, por fillimisht duhet që “Djajtë e kuq” të shesin disa yje për të fituar stabilitet financiar. Deri tani kjo nuk ka ndodhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat