Kombëtarja e Shqipërisë U-17 luan ndeshjen e fundit të raundit të dytë

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 luan ndeshjen e fundit të raundit të dytë

Më: 25 mars 2025 Në ora: 18:35
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare U-17 luajti sot ndeshjen e fundit të raundit të dytë të kualifikuesve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” në grupin B6.

Në këtë sfidë, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-2. Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Leon Myrtaj në minutën e 20-të.

Trajneri Andrea Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Uellsit: Raffaele Huli (GK), Darli Kurti, Fabian Hallidri, Andreas Llana, Eros Ndrecka, Alex Ramku, Fabjano Nuhaj (C), Alen Vukaj, Leon Myrtaj, Evangjelos Gjoka dhe Arman Durmisi.

Shqipëria e nisi mirë ndeshjen dhe në minutën e 20-të gjeti golin e parë. Për kuqezinjtë shënoi Leon Myrtaj. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Fraksioni i dytë nisi me një ndryshim për Shqipërinë. Nga loja doli Alen Vukaj dhe u aktivizua Dijar Ferati. Uellsi barazoi rezultatin në minutën e 63-të me William Grainger.

Miqtë përmbysën gjithçka në të 76-ën me të njëjtin protagonist William Grainger.

Kuqezinjtë tentuan deri në fund për të barazuar rezultatin dhe tekniku kuqezi aktivizoi edhe Emiljano Mihanën dhe Serxhio Vogli, por pa sukses. Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2 për Uellsin.

Ndeshjet e grupit B6 të raundit të dytë të kualifikuesve të Kampionatit Europian u zhvilluan në vendin tonë, nën organizimin e Federatës së Futbollit. Uellsi kryeson grupin me 4 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 3 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat