Van der Vaart i përgjigjet me ironi

Futboll

Van der Vaart i përgjigjet me ironi

Më: 26 mars 2025 Në ora: 12:14
Yamal

Ditët e fundit, Lamine Yamal ka qenë në qendër të kritikave të ish-mesfushorit holandez Rafael van der Vaart, i cili kishte vënë në dyshim qëndrimin e tij në fushë.

Megjithatë, talenti i Barcelonës iu përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar një gol vendimtar, që e çoi Spanjën në gjysmëfinalet e “Nations League”, ku do të përballet me Francën.

Pas ndeshjes, vetë Van der Vaart e zbuti disi qëndrimin e tij, duke pranuar cilësinë e jashtëzakonshme të 17-vjeçarit blaugrana. “Ai gol ishte fantastik, një gol prej kampioni. I këshilloj të mos iu japë shumë rëndësi kritikave të një ish-lojtari mbipeshë”, – tha ai me ironi për “NOS”.

Kritikat e Van der Vaart ishin përqendruar kryesisht te sjellja e Yamal në fushë. “Më shqetësojnë gjestet e tij. Kur merr shumë lëvdata në moshën 17-vjeçare, rrezikon të mendosh se bota sillet rreth teje”, – kishte deklaruar ai disa ditë më parë.

Një nga aspektet më të diskutueshme ishte edhe mënyra e veshjes së Yamal, me pantallonat e shkurtra të ulura, gjë që kishte ngjallur debat. Prandaj, përpjekja e tij për të tërhequr fjalët tani duket si një justifikim i detyruar.

E sigurt është se Yamal vendosi t’iu përgjigjej kritikave me lojën e tij në fushë, duke treguar se tashmë është një lojtar i aftë të bëjë diferencën në arenën ndërkombëtare. Talentit të tij nuk vihet në dyshim.

Të gjithë do ta ndjekin me interes zhvillimin e tij, sidomos në sfidën ndaj Francës, ku do të ketë një tjetër mundësi për të dëshmuar vlerat reale që posedon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat