Zbulohet shifra që dha Florentino Perez si bonus

Futboll

Zbulohet shifra që dha Florentino Perez si bonus

Më: 26 mars 2025 Në ora: 18:38
Florentino Perez

Florentino Perez shpërbleu lojtarët e Real Madrid me 250 mijë euro për person për eliminimin e Atletico Madridit në fazën e 1/8-tës të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi fitoi me penallti 4-2 ndaj bardhekuqve, me dy ndeshjet të cilat u mbyllën 2-2 në kohën e rregullt.

Kjo ishte fitore e madhe për Los Blancos, e cila u duk si fitimi i një trofeu.

El Partidazo de COPE raporton se Perez nuk ka dhënë kurrë më parë një bonus kaq të lartë për lojtarët pa fituar një trofe konkretisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat