Drita i shkakton debakël Gjilanit në derbin e Anamoravës

Futboll

Drita i shkakton debakël Gjilanit në derbin e Anamoravës

Nga: K. Goca Më: 27 mars 2025 Në ora: 15:45
Drita e Gjilani

Drita e Gjilani në stilin e liderit të Kampionatit të Kosovës, i ka dhënë leksion Gjilanit.

Skuadra e Dritës i ka shkaktuar debakël Gjilanit me rezultat 4:0 në derbin e Anamoravës.

Dy skuadra të një qytetit e që luajnë në të njëjtin stadium, u përballen në kuadër të javës së 26-të.

As laiku më i madh nuk e ka pritur një Dritë si stuhi e për 45 minutat e parë të bombardoi katër herë portën e Gjilanit.

Golat i realizuan Almir Ajzeraj (12'), Rron Broja (17'), Arb Manaj (24’) e Denys Kostyshyn (43'). 

Drita gjithnjë e më shumë po i afrohet titullit të kampionit, ndërsa Gjilani rrezikon që të humbasin pozitën e katërt.

Drita kryeson me 57 pikë e Gjilanit është në pozitën e katërt me 35 sosh.

Kjo është fitorja më e ëmbël për kryetrajnerin e Dritës  Zekirija Ramadanin dhe humbja më e hidhur për homologun e tij, Ardian Nuhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat