Shkëndija me gjest të madh

Futboll

Shkëndija me gjest të madh

Më: 30 mars 2025 Në ora: 12:04
Shkëndija

Shkëndija e Haraçinës sot ka deklasuar skuadrën e Pçinja me rezultat tenisi 6:0, në stadiumin “Hasanbeg Arena”,.

Golat për liderin dhe kampionin e ardhshëm të Ligës së Tretë-Veri në Maqedoni, i shënuan: Fikret Livareka (2), Dario Desnic (1), Omer Sulejmani (1), Aleksandar Gjorgjieski (1) dhe një autogol.

Ndeshja në fjalë tërhoqi vëmendjen e tifozëve të cilët ishin në numër të konsiderueshëm.

Shkëndija kishte vendosur që të hollat nga kjo ndeshje t’i dedikohen familjeve të viktimave në tragjedinë e madhe në Koçani.

Një gjest i madh i haraçinasve që padyshim duhet vlerësuar

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat