Interi bën një hap drejt titullit në Itali

Futboll

Interi bën një hap drejt titullit në Itali

Nga: K.G. Më: 30 mars 2025 Në ora: 19:55
Pamje nga ndeshja

Interi ka marrë tre pikë të pritura në "San Siro”, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Udineses.

Një fitore jo edhe aq e lehtë siç duket në horizont.

Vendasit avancuan me rezultat 2:0 duke iu falënderuar golave të Arnautoviqit (12') e Fratessit (29'). 

Solet (71') shënoi për Udinesen.

Interi kryeson me 67 pikë, ka një ndeshje e 6 pikë më shumë se Napolli në pozitën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat