Aguero: Nëse jam në Buenos Aires

Futboll

Aguero: Nëse jam në Buenos Aires

Më: 1 prill 2025 Në ora: 12:29
Aguero

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, ka luajtur ndeshjen e tij të parë në futboll pas katër vjetësh.

Në ndeshjen e legjendave të Independientes, 36-vjeçari arriti të bënte atë që di të bëjë më së miri duke shënuar gol ndaj legjendave të Racingu.

“Është gjithmonë mirë të takohem me ish-shokët e skuadrës.

Nëse jam në Buenos Aires, u thashë të më njoftonin. Ne luajmë të hënën, apo jo? Mendoj se jam atje. Ideja është ta shijoj atë”, komentoi argjentinasi pas ndeshjes.

Aguero, ishte detyruar të pensionohet nga futbolli në tetor të vitit 2021 pas “El Clasicos”, të cilin shënoi gol në humbjen 1-2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat