Bellingham: Real Madridi është klub perfekt për mua

Futboll

Bellingham: Real Madridi është klub perfekt për mua

Më: 1 prill 2025 Në ora: 14:50
Jude Bellingham

Jude Bellingham është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit.

Anglezi, që në sezonin e tij të parë ka arritur të ndikojë në lojën e Realit ku ka arritur të fitonte La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Po ashtu dhe në këtë sezon, ndonëse kishte një fillim jo të mirë, ai arriti të rikthente formën e tij.

Bellingham, madje tha se Real Madridi është klubi perfekt për të.

“Real Madridi është klubi perfekt për mua. Jam i lumtur në Madrid dhe mendoj se për 10 apo 15 vjet të ardhshëm do të luaj i veshur me të bardha”, u shpreh Bellingham.

Që nga ardhja e tij te Reali në vitin 2023 nga Borussia Dortmundi, ai bëri 82 paraqitje ku shënoi 35 gola dhe 24 asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat