Talenti spanjoll i Premier Leagues po mahnit Europën!

Futboll

Talenti spanjoll i Premier Leagues po mahnit Europën!

Më: 1 prill 2025 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Vetëm 19 vjec, Dean Huijsen po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane.

Mbrojtësi spanjoll i Bournemouth i ka befasuar të gjithë me klasin e tij në fushë, teksa tani ka marrë një shans edhe në kombëtaren spanjolle.

Për të kanë shfaqur interes Real Madrid, Chelsea, Manchester United, City dhe PSG. Klubi i radhës që e kërkon është Bayern.

Madje, Bild raporton se drejtori sportiv Max Eberl është i dëshpëruar për të marrë një “po” nga spanjolli.

Klauzola e tij e largimit është 60 mln euro. Nuk është shifër e lartë, kur konsideron faktin se po flasim për një lojtar me të ardhme të garantuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat