Një ndeshje larg historisë

Futboll

Një ndeshje larg historisë

Më: 1 prill 2025 Në ora: 19:56
Atmosfera në stadium

Vora është një nga pretendentet kryesorë për të fituar titullin kampion në Kategorinë e Parë. Skuadra e Arian Bellait këtë sezon ka bërë paraqitje fantastike, teksa tashmë ndodhet vetëm 1 ndeshje larg historisë.

Superiorja është vetëm 90-të minuta larg dhe në Vorë kanë nisur padiksutim të bëhen gati për një tjetër aventurë. Kjo pasi kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundit i rregullt i kampionatit, skuadra e Bellait ka 8 pikë më shumë se Besa që ndodhet në vendin e 3-të që të çon në “Play-Off”.

Kjo bën që me një fitore në sfidën e ardhshme të sigurojë edhe matematikisht ngjitjen në Superiore. Kundërshtari i tyre i ardhshëm do të jetë Burreli dhe pikërisht ky 90-të minutash do të japë një tjetër verdikt.

Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00.

Pak ditë para këtij takimi, Vora ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Një ndeshje larg histories. Një ndeshje larg Superiores. Një hap larg shpërblimit të mundit, sakrificës së ekipit dhe presidencës”.

Ndërkohë vlen të theksohet se 2 ndeshjet e tjera, Vora do t’i luajë ndaj Besës në transfertë dhe ndaj Flamurtarit në shtëpi, saktësisht më 12 dhe 19 prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat