Bayer Leverkusen “shënjestron” shqiptarin

Futboll

Bayer Leverkusen “shënjestron” shqiptarin

Më: 1 prill 2025 Në ora: 23:45
Albian Hajdari

Në Bayer Leverkusen po përgatiten për largimet e Jonathan Tah dhe Piero Hincapie në merkaton e verës. Klubi gjerman po ndjek gjurmët e qendërmbrojtësit shqiptar tashmë.

Bëhet fjalë për Albian Hajdarin që është një objektiv konkret i “aspirinave” për merkaton e verës.

21-vjeçari i Kombëtares së Zvicrës ka një klauzolë lirimi me Luganon prej 5 milionë euro, shifër e cila do të paguhej pa asnjë problem nga kampionët e Gjermanisë.

Siç raportojnë mediat zvicerane, thuhet se kanë nisur bisedimet mes Luganos dhe Bayer Leverkusen për shërbimet e Albian Hajdarit. Djaloshi me origjinë shqiptare ka zhvilluar një paraqitje me Kombëtaren e Zvicrës para një jave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat