Drenica e rikthen Bylbyl Sokolin si trajner

Futboll

Drenica e rikthen Bylbyl Sokolin si trajner

Më: 2 prill 2025 Në ora: 11:35
Bylbyl Sokoli

Drenica e ka rikthyer Bylbyl Sokolin si kryetrajner të skuadrës.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi drenicas, përmes një psotimi në faqen e tyre në Facebook.

Kjo vjen pas largimit të Arsim Thaqit, i cili e kishte zëvendësuar pikërisht Bylbyl Sokolin, i cili ishte larguar nga ekipi pasi i kishte hyrë garës për deputet.

"Pas ndryshimeve në stafin drejtues, klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri që do ta udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit.

Bylbyl Sokoli, trajneri me përvojë të madhe në futbollin kosovar, zyrtarisht është emëruar si kryetrajner i ri i skuadrës.

Me një histori të pasur në zhvillimin e futbollit dhe drejtimin e skuadrave të njohura, besojmë se përvoja dhe vizioni i Sokolit do të jenë vendimtare për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat e tij", njofton KF Drenica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat