Maresca konfirmon rikthimin e tre yjeve nga lëndimi

Futboll

Maresca konfirmon rikthimin e tre yjeve nga lëndimi

Më: 2 prill 2025 Në ora: 12:10
Enzo Maresca

Trajneri italian, Enzo Maresca ka folur para ndeshjes derbi ndaj Tottenhamit.

“Blutë” e Londrës, do të tentojnë të arrijë fitoren ndaj Spursave, në mënyrë që të konsolidojë pozitën e tyre në top 4she të Premierligës.

Maresca, gjithashtu ka konfirmuar rikthimin nga lëndimi të yjeve të skuadrës si Noni Madueke, Cole Palmer dhe Nicolas Jackson.

“Cole Palmer, Nico Jackson dhe Noni Madueke janë kthyer të gjithë dhe në dispozicion këtë javë”, u shpreh Maresca.

Kujtojmë se Chelsea, do të pres në “Stamford Bridge” skuadrën e Tottenhamit, me ndeshjen që zhvillohet nesër në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat