Agim Ademi në Beograd, kjo është arsyeja

Futboll

Agim Ademi në Beograd, kjo është arsyeja

Nga: K. Goca Më: 2 prill 2025 Në ora: 14:12
Agim Ademi

Beogradi dhe Serbia do të presin kongresin e 49-të të UEFA-s të enjten!

A do të jetë Agim Ademi në Beograd?

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e konfirmon se do të jetë në Beograd, në Kongresin e UEFA-s.

Beogradi nesër do të jetë qendra e futbollit të Evropës dhe botës të enjten.

Kryeqyteti serb po pret Kongresin e 49-të të UEFA-s, i cili do të mirëpresë presidentët, sekretarët e përgjithshëm dhe zyrtarët e të 55 federatave që janë nën ombrellën e UEFA-s. Kongresi fillon të enjten në mëngjes në Qendrën Sava në Beograd.

Krahas zgjedhjes së tetë anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, në axhendën e këtij kongresi janë përfshirë edhe disa pika të tjera të rëndësishme të rendit të ditës që do të diskutohen dhe votohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat