Kristian Asllani nuk po ia del dot

Futboll

Kristian Asllani nuk po ia del dot

Më: 2 prill 2025 Në ora: 15:08
Kristian Asllani

Kristian Asllani nuk po ia del dot të fitojë një vend titullari te Interi. Konkurenca është shumë e fortë dhe në mungesë të minutave të dëshiruara, mesfushori mund të largohet nga zikaltërtit.

Merkatoja e verës për shqiptarin pritet të jetë mjaft e zhurmshme dhe e nxehtë, ku nuk mundojnë edhe interesimet.

Një prej ekipeve është po nga Serie A dhe bëhet fjalë për Bolognan.

Këto të fundit  kërkojnë përforcime në mesin e fushës, pasi sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i gjatë, kjo edhe për shkak të pjesëmarrjes së tyre në kompeticionet europiane.

Fakti që Asllani mund të luajë shumë mirë në të dyja fazat e lojës, bën që të jetë mjaft i dëshiruar nga drejtuesit e Bolognas. Këto të fundit sipas mediave italiane janë të gatshëm të nisin edhe bisedimet me Interit dhe mbetet të shihet në muajt në vazhdim se çfarë do të ndodhë me këtë pistë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat