Tirana – Partizani do të marrë skenën

Futboll

Tirana – Partizani do të marrë skenën

Më: 2 prill 2025 Në ora: 15:08
Ndeshjet

Sot dhe nesër do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia pret Dinamon dhe Egnatia sfidohet me Partizanin. Por pavarësisht kësaj, tashmë është zbuluar axhenda e javës së 33-të të kampionatit.

Kështu java e 33-të e kampionatit do të luhet ditën e dielë dhe të hënë.

Saktësisht më 6 prill do të luhen 3 ndeshje, ndërsa një ditë më pas do të zhvillohen takimet e tjera.

Laçi – Skënderbeu është sfidë që do të ngre siparin e kësaj jave.

Takim që do të startojë në orën 15:00 ditën e dielë dhe zhvillohet në Laç. 1 orë më vonë do të startojë ndeshja mes Bylisit dhe Vllaznisë, përballje që do të zhvillohet në “Adush Muça”. Ndërkohë në orën 18:00 do të përplasen mes tyre Dinamo – Teuta në “Elbasan Arena”.

Ndërsa ditën e hënë do të luhet Egnatia – Elbasani në orën 17:00 në “Egnatia Arena” dhe derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

Takim ky që do të luhet në “Arenën Kombëtare” në orën 20:00 dhe padiksutim që do të marrë vëmendjen kryesorë të kësaj jave. Ky është edhe derbi i fundit mes skuadrave në këtë sezon dhe fitorja përballë rivalit të përjetshëm vlen më shum se 3 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat