Fusha e re me bar natyral po merr formë

Futboll

Fusha e re me bar natyral po merr formë

Më: 2 prill 2025 Në ora: 15:14
Pamje

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” po punohet me ritme të larta për ndërtimin e fushës së re me bar natyral.

Deri më tani ka përfunduar pjesa më e madhe e punimeve ndërtimore, ndërsa po avancon edhe puna për sistemin e drenazhimit.

Në ditët e ardhshme do të vijojë puna me fazat e tjera për të përmbyllur me sukses këtë investim të rëndësishëm në “Shtëpinë e Futbollit”.

Federata e Futbollit, në kuadër të strategjisë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, po finalizon disa projekte të rëndësishme në mbarë Shqipërinë, ndërsa shumë projekte të reja do të nisin së shpejti.

Fusha e re me bar natyral në “Shtëpinë e Futbollit” do të shërbejë si një hapësirë moderne për stërvitjen e ekipeve kombëtare dhe për organizimin e turneve të ndryshme nga FSHF në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat