Granit Xhaka mbrëmë ka pasur një përplasje me tifozët e Bayer Leverkusen.
Humbja dhe eliminimi i Bayer Leverkusen nga Kupa e Gjermanisë, pasi u mposht nga skuadra e Ligës së Tretë, Armenia Bielefeld, bëri që tifozët të protestonin.
Xhaka si kapiten shkoi afër tyre për të biseduar, por që u pari përplasje të ahspëra me tifozët.
Ai sot ka reaguar për këtë duke thënë se e kishte prioritet mbrojtjen e ekipit dhe bashkqlojtarëve ndaj kritikave.
“Sigurisht që mund të kritikohemi, por ka të bëjë me mënyrën se si është bërë. Ishte e qartë për mua se prioriteti im i parë do të ishte mbrojtja e ekipit dhe bashkëlojtarëve të mi”, ka thënë Granit Xhaka.
E për këtë ka folur edhe trajneri i Bayer Leverkusen, Xavi Alonso.
"Ishte një shpërthim emocionesh. Të gjithë jemi të zemëruar, por duhet të mësojmë prej tij”, deklaroi tekniku spanjoll.