Shqiptari tund rrjetën në Turqi

Futboll

Shqiptari tund rrjetën në Turqi

Më: 2 prill 2025 Në ora: 18:45
Taulant Seferi

Taulant Seferi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Bodrumspor po luan në transfertë përballë Trabzonspor.

Sfida e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë është momentalisht 1-1.

Ishte pikërisht Seferi ai që shënoi golin për të tijët, në minutën e 15-të të ndeshjes.

Pas një pasimi mjaft të mirë nga shoku i ekipit, Fredy, Seferi nuk gaboi përballë portierit kundërshtar duke dërguar topin në fundin e rrjetës.

Kujtojmë që ky është goli i katërt për sulmuesin e Kombëtares shqiptare me ekipin e Bodrumspor. Gjithashtu, lojtari nga Kumanova ka dhuruar edhe një asist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat