Drita kthehet me tre pikë nga Drenasi

Futboll

Drita kthehet me tre pikë nga Drenasi

Nga: K. G. Më: 4 prill 2025 Në ora: 16:57
Drita e Gjilanit

Drita e Gjilanit është shumë afër titullit të kampionit të Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga kryetrajneri Zekirja Ramadani ka shënuar fitore në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit 74.

Futbollisti Arb Manaj ka shënuar në fund të pjesës së parë.

Drita kryeson me 60 pikë e Feronikeli 74 është në fund të renditjes (i dhjeti) me 14 sosh pas javës së 27-të në elitën e futbollit tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat