Vora kërkon sot të shkruajë historinë

Futboll

Vora kërkon sot të shkruajë historinë

Më: 5 prill 2025 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Ditën e sotme do të zhvillohen të gjitha takimet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 31-të.

Vora pret në shtëpi sot Burrelin dhe është gati të shkruajë historinë.

Një pikë mjafton për ekipin vorak të sigurojë matematikisht ngjitjen në Superiore. Flamurtari pret Besën në shtëpi në një sfidë delikate, ku synimi është vendi i tretë në renditje.

Pogradeci do të udhëtojë drejt Tropojës për t’u përballur me Valbonën. Korabi do të presë në shtëpi Kastrioitin. Kukësi do të përballet në të njëjtin orar ndaj Lushnjes, dhe sfida e fundit është ajo Erzeni-Apolonia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat