Mendy mungon ndaj Arsenalit

Futboll

Mendy mungon ndaj Arsenalit

Më: 6 prill 2025 Në ora: 12:26
Mendy

Na ndajnë edhe dy ditë nga superndeshja e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Real Madridit.

Madrilenët, do të duhet të bëjnë pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të mbrojtjes si Ferland Mendy.

Mendy, është i lënduar që nga ndeshja e raundit të 1/8-tave të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Kujtojmë se ndeshja çerekfinale mes Arsenalit dhe Real Madridit, do të zhvillohet të martën në “Emirates” në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat