Gyokeres e ka zgjedhur përfundimisht skuadrën e re!

Futboll

Gyokeres e ka zgjedhur përfundimisht skuadrën e re!

Më: 6 prill 2025 Në ora: 14:47
Viktor Gyokeres

Viktor Gyokeres duket se e ka bërë zgjedhjen për hapin e radhës në karrierë.

Pavarësisht se ka oferta dhe opsione pafund, ai do të transferohet tek Arsenali. Mediat angleze raportojnë se agjenti i tij do të jetë në stadium për ndeshjen e Arsenalit me Real Madrid në Champions League.

Përflitet se pas ndeshjes ai do të zhvillojë një takim me drejtuesit e klubit londinez, ku do të diskutohen detajet e kontratës.

Vlera e sulmuesit është 70 mln euro, shifër të cilën Arsenali është gati ta paguajë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat