Jata fiton Kupën Oktapus

Futboll

Jata fiton Kupën Oktapus

Më: 8 prill 2025 Në ora: 14:47
Jata Market

Jata Market triumfoi në finalen e Kupës Oktapus pasi mposhti ekipin e Antigonea me rezultatin minimal 1-0.

Në “Shtëpinë e Futbollit” u luajt një ndeshje shumë e fortë dhe me plot emocione.

Koha e rregullt nuk prodhoi asnjë gol dhe u mbyll 0-0, ndërsa në kohën shtesë golin vendimtar për skuadrën e Jata Market e shënoi Erind Vogli.

Ndeshja përfundoi 1-0 dhe Jata Market triumfoi në ndeshjen finale, e vlefshme për Kupën Oktapus.

Në përfundim të finales u zhvillua edhe ceremonia e rastit, ku i pranishëm ishte specialisti i Futbollit Amator në FSHF, Erion Gjoshi, i cili i dorëzoi ekipit fitues medaljet dhe trofeun e Kupës Oktapus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat