Vllaznia tashmë është e lirë të bëjë afrime

Futboll

Vllaznia tashmë është e lirë të bëjë afrime

Më: 9 prill 2025 Në ora: 12:51
Vllaznia

Vllaznia tashmë është e lirë të bëjë afrime në merkaton e verës!

Mësohet se FIFA ia ka hapur merkaton shkodranëve duke qenë se këta të fundit kanë kryer pagesat e prapambetura.

Kujtojmë që merkatoja e kuqebluve ishte e mbyllur që në janar.

Kujtojmë që Vllaznia ndodhet në vendin e 3-të në Superiore dhe ende nuk e ka siguruar “Final 4”.

Këto javët e mbetura, do të kërkojë të japë maksimumin në kampionat për të shkuar në Kupat e Europës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat