Mainoo rikthehet nga lëndimi, mund të startojë ndaj Lyonit

Futboll

Mainoo rikthehet nga lëndimi, mund të startojë ndaj Lyonit

Më: 9 prill 2025 Në ora: 14:19
Kobbie Mainoo

Një lajm i mirë për Manchester Unitedin para ndeshjes së Ligës së Evropës ndaj Lyon.

Mesfushori i ri, Kobbie Mainoo rikthehet nga lëndimi i tij dhe ka filluar gjithashtu edhe stërvitjet me “Djajtë e Kuq”.

Mainoo, ishte i lënduar që nga ndeshja e FA Cup ndaj Leicesterit në shkurt.

Manchester United, do të luajë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj Lyonit nesër në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat