Manchester United ia tregon derën Hojlundit

Futboll

Manchester United ia tregon derën Hojlundit

Më: 9 prill 2025 Në ora: 20:05
Rasmus Hojlunnd

Rasmus Hojlunnd me shumë gjasë do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi danez nuk e ka bindur me paraqitjet e tij, trajnerin Ruben Amorim.

22-vjeçari edhe pse ishte titullar në shumicën e ndeshjeve, ka pasur një sezon jo të mirë.

Hojlund ka shënuar vëtëm tetë gola deri më tani në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat