​Lewandowski hyn në historinë e Ligës së Kampionëve

Futboll

​Lewandowski hyn në historinë e Ligës së Kampionëve

Më: 10 prill 2025 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Me dygolëshin e tij kundër Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski tani ka shënuar 11 gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon, shkruan KosovaPress.

Polaku bëhet kështu lojtari i parë në histori që ka shënuar të paktën 10 gola në një sezon të vetëm të Champions League me tre skuadra të ndryshme: Dortmund, Bayern Munich dhe Barcelona.

Në karrierën e tij ai ka shënuar 726 gola, 99 me Barçën dhe 40 gola këtë sezon në të gjitha garat.

Ndryshe, Barcelona e mposhti Borussia Dortmundin me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke bërë kështu një hap të madh drejtë gjysmëfinales së kësaj gare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat